Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

(Lajm i përditësuar)
Në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Dardan Krivaçën, familjarët e Marigona Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje.
Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm
Dardan Krivaqa është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt për vrasjen e Marigona Osmanit.
Kurse, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim.
Ndërsa, Gjykata i ka liruar të dy në akuzën për veprën e dhunimit.
Para se të shpallet vendimi për Krivaqën e Sejdiun, mbahet protestë para Gjykatës Themelore të Ferizajt
Pak para nisjes së seancës ku do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e Marigona Osmanit, Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, para Gjykatës në Ferizaj ka filluar protestae një grupi të shoqërisë civile.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?