Familjes Hasani iu dogj shtëpia e dy vetura, Bulliqi tha se do të angazhohen për t’i ndihmuar
Familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë e komunës së Podujevës i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura. Këtë familje, sot e ka vizituar i pari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka theksuar se organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt ndriçimit së shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin.
“Përmes, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohemi për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi.”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./21Media