Fansat e vrasin këngëtarin e njohur veç pse këndoi këngën në një stil tjetër!

Këngëtari i njohur turk, Onur Şener, i cili po performonte në një ambient argëtimi në lagjen Çayyolu të rrethit Çankaya në Ankara, humbi jetën si pasojë e sulmit që pësoi.

Në një ambient argëtimi, 3 persona u fjalosën me këngëtarin Onur Şener, i cili këndoi këngën që ata kërkuan në një stil tjetër.
Ilker Karakaş, një inspektor i punës që punon në institucionet publike, i cili erdhi në ambientet e argëtimit me dy shoqet e tij, kolegun e tij Ali Gündüz dhe Semih Soyalp, një inxhinier elektrik në industrinë e mbrojtjes, goditi Onur Şenerin pasi u larguan nga lokali dhe e plagosën me shishe të thyera. Onur Şener, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin ku u dërgua, shkruan HaberTurk.

Të dyshuarit, İlker Karakaş, Ali Gündüz, Semih Soyalp, Jale E. dhe Gözde G, dhanë deklaratat e tyre në prokurorinë që zhvilloi hetimet.
Pas marrjes në pyetje të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën e Magjistraturës me kërkesën për arrestimin e tyre për akuzën e “vrasjes me dashje”. Në deklaratat e tyre në polici, Ali Gündüz dhe Semih Soyalp, të dyshuarit, deklaruan se vrasja është kryer nga İlker Karakaş.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në burg./21Media

Back to top button