Aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik, sonte rreth orës 19:15 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media

Back to top button