Fansat pjesë e videoklipit të ri të Greta Koçit

 
Këngëtarja Greta Koçi ka dhënë detaje rreth projektit të ri muzikor që do të sjellë së shpejti.
Kënga tashmë ka përfunduar, ndërsa xhirimet e videoklipit do të nisin së shpejti në Tiranë, kështu ka njoftuar këngëtarja në InstaStory.
Ajo gjithashtu ka thënë se fansat e saj do të jenë pjesë e videoklipit.
“Videoklipi i ri do të xhirohet së shpejti në Tiranë. Kënga besoj që do të iu pëlqej shumë. Ju do të jeni pjesë e klipit, por do të njoftoheni”, ka thënë këngëtarja.

Ndryshe, më 4 dhjetor të vitit që lamë pas, Greta ka publikuar këngën “S’po m’le nana”. Kjo këngë deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button