FAO: Janë ulur çmimet e ushqimit në botë

Ato janë për 27 përqind më të ulëta se niveli rekord në shkurt të vitit 2011

Çmimet e ushqimit në botë janë zvogëluar në tetor krahasuar me muajin paraprak, pasi të gjitha produktet ushqimore ishin më të lira, përveç drithërave.

Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqimi dhe Bujqësi (FAO), e cila mat ndryshimet mujore në çmimin e shportës së produkteve (drithërat, vajra bimore, produktet e qumështit, mishin dhe sheqerin), muajin e kaluar arrinte 176.4 pikë, që është për 3 përqind më pak në krahasim me muajin shtator.

Tregu i drithërave, në vitin 2017/2018 duhet të mbetet i njëjtë,  ndërsa prodhimi global duhet ta tejkalojë rendimentin rekordit të korrjes nga rekordi i vitit të kaluar, duke arritur në 2.61 miliardë ton, kumtoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësi (FAO).

Çmimet e ushqimeve edhe më tej janë 2.5 përqind më të larta se në tetor të vitit të kaluar, por ato janë për 27 për qind më të ulëta se niveli rekord në shkurt të vitit 2011, shkruan TV21./21Media

Back to top button