FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga Turqia

Policia e Kosovës respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar, për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar’
”Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të
vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore.