Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”

Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” të premten ka emëruar Faton Ahmetin si ushtrues detyre të kryeshefit.

Ahmeti që deri tash e kishte pozitën e zëvendëskryeshefit.

Më 23 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë anuloi emërimin e Bashkim Kurtit në pozitën e kryeshefit të “Trepçës” pas ankesës së kundërkandidatit Burim Asllani, i cili pretendoi se pati parregullsi në procesin e përzgjedhjes nga Bordi.

Kurti qe emëruar si kryeshef në janar të këtij viti.

Bordi i “Trepçës” e ka falënderuar Kurtin për angazhimin dhe kontributin e dhënë.

Back to top button