Faton Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për vrasjen e Kurtit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia, lidhur me  deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti. Klinaku përmes një postimi në Facebook tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën.

Klinaku pas intervistimit njoftoi se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Sapo dola nga stacioni policor. Me urdhër të prokurorit u intervistova lidhur me deklaratën. Siç e thashë edhe në polici, ajo deklaratë është nxjerrë prej konteksti. Kaq mund të them për media. E sa i përket kërkesave për dorëheqjen time nga drejtimi i OVL UÇK-së, hiç në plan nuk e kam. Nuk më kanë zgjedhur ata që po kërkojnë dorëheqjen time, por anëtarët e organizatës së veteranëve”, bëri të ditur ai.

Reagime të shumta pati në lidhje me këtë deklaratë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e quajti të papranueshme dhe kërcënim ndaj kryeministrit Kurti.

Back to top button