Obiliqi vendos t’ua falë qytetarëve 100 euro të tatimit në pronë

Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për faljen tatimore të pronave të paluajtshme deri në 100 euro,.

Kjo u botua në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Obiliqit.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit të mbajtur në muajin shkurt 2023, ka kërkuar që MFPT-ja të na plotësoj me infrastrukturë ligjore dhe pas këtyre procedurave, sot në pikën e pestë (5) të rendit të ditës, me njëzet e një (21) vota pro, është aprovuar propozimi për faljen tatimore.

“Falënderoj, të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për gatishmërinë në faljen e tatimit në pronë për qytetarët e Obiliqit si rezultat i gjendjes së rënduar ekonomike dhe inflacionit! “, shkroi Gashi në Facebook.

Sipas Ligjjit komunat kanë afat që deri më 15 shtator të marrin vendim për faljen apo jo të tatimit.

Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Asociacionin e Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin duke akuzuar Qeverinë se po ndërhyn në çështjet komunale./21Media

Back to top button