Kaloni te përmbajtja kryesore

“Faturat po rriten, pensionet dhe pagat jo” – qytetarët të papërgatitur për shtrenjtimin e rrymës

A do të arrijnë qytetarët të përballen lehtë me shtrenjtimin e rrymës dhe ngrohjes qendrore?!

Disa prej tyre thanë se nuk ishin përgatitur për këtë shtrenjtim. Ata shtuanse pensionet dhe pagat mbeten të njëjta dhe nuk mjaftojnë vetëm për fatura.
“Jo, nuk na përgatitën. Për asgjë nuk na përgatisin. I marrin vendimet me procedura të shpejta, si të duan. –A do të mjafton pensioni për faturat? Nuk mjafton. Nuk e di se sa do të jenë të lumtur se shumë nga pensionistët do të mbeten në rrugë. A e dini se sa nga pensionistët marrin pension të ulët? Një miku im merr 7 mijë denarë, çka të bëjë me kaq para?”.
Shumë keq, nuk u shtrenjtësua vetëm energjia elektrike por edhe ngrohja qendrore. Unë nuk e di se si do t’ia dalim, u rritën çmimet edhe të produkteve ushqimore, ndërsa pensionet dhe pagat janë të njëjta, ja, unë marr pension”.
Shumë keq, se si do t’ia dalim do të shohim. –A mjafton pensioni? Mua nuk më mjafton, ndoshta fqinjëve të mi po, sepse kanë kompani private”.
Nga partia opozitare edhe sot vazhduan me kritika ndaj pushtetit. Ata thanë se me heqjen e tarifës së lirë çmimi i energjisë elektrike rritet për 5-6% shtesë, që do të thotë se shtrenjtësimi i përgjithshëm do të jetë 15%.
Por, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ditë më parë njoftoi se Qeveria ka mjete për ndihmën e qytetarëve me të ardhura të ulëta.
Për realizimin e programit të Ministrisë së ekonomisë, këtë muaj (janar 2022) do të publikohet shpallje publike, ndërsa përkrahja financiare do të realizohet sipas parimit të të ardhurave më të ulëta në amvisëritë për vitin 2021 në çdo kategori derisa nuk shpenzohen mjetet e parapara nga buxheti i RMV-së për vitin 2022 për këtë qëllim, shkruan TV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button