Fauçi: “Numri i të vdekurve nga Covid do të bjerë këtë dimër”

Imunologu kryesor amerikan Entoni Fauçi parashikon që numri i vdekjeve nga kovid do të fillojë të bjerë këtë dimër, pas një numri të shtuar të rasteve në Shtetet e Bashkuara për shkak të shfaqjes së llojit të ri të virusit Delta.
Në një intervistë me prezantuesen amerikane Greta van Susteren, e cila intervistë do të publikohet më vonë sot, kreu i ekipit këshillues mjekësor i Shtëpisë së Bardhë u pyet nëse do të ketë një valë tjetër infeksioni këtë dimër, raportoi gazeta “Hill”.
– Për fat të mirë,për momentin,më saktësisht në katër javët e mëparshme, ne kemi parë një rënie të rritjes së numrit të pacientëve dhe shtrimjeve në spital. Sidoqoftë, numri i të vdekurve është ende i lartë, por kurba po fillon të rrafshohet,tha Fauçi.
Fauçi konfirmoi se lejet për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë së shpejti,ndersa per atë Moderne do të duhet të presë.
Ai shtoi se nuk beson se do të ketë një rënie të numërit të vdekjeve nga COVID, siç është një rënie e dukshme e numrit të shtrimjeve në spital.
Se sa shpejt do të bjerë numri i të vdekurve do të varet nga shumë rrethana, të tilla si moti më i ftohtë, çfarë bëjnë njerëzit në ambiente të mbyllura – tha Fauçi, raportoi “New York Post”.
Fauçi u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë maska ​​në vende të mbushura me njerëz, edhe nëse ata janë vaksinuar dhe janë jashtë lokaleve.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se numri i të vdekurve ra nga një mesatare prej 1,767 në ditë (15 shtator), në 1,418 (7 tetor).
Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kaluan numrin e vdekjeve nga COVID e që eshte 700.000./e.d-21Media

Back to top button