FAZ: Nëse Turmp vjen në pushtet mund t’i hapë rrugë idesë së Thaçit, Ramës e Vuçiqit për shkëmbim territoresh

Një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd. Të premten, Kushner konfirmoi planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin. Kjo nga ana tjetër çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një godine me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut. “Jemi shumë të emocionuar. “Ne nuk i kemi bërë ende këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë për to dhe jemi shumë afër”, citohet të ketë thënë Kushner nga gazeta.

Më tej FAZ shkruan se Ramën dhe Vuçiqin, një mbështetje e tillë mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, veçanërisht me Grenellin si pjesë të administratës së tij.
Në artikull është përmendur një “marrëveshje e planifikuar” midis Ramës, Vuçiqit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës.

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.”, thuhet në artikull.
Sipas të prestigjiozen gjermane marrëdhëniet e mira tani me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

Back to top button