Fazliu mposhtet në luftën për medaljen e bronztë

(Lajm i përditësuar)


Xhudistja jonë, Laura Fazliu nuk ka arritur të stoliset me medalje në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu u mposht në finale të repesazhit nga xhudistja holandeze, Joanne Van Lieshout.

Laura në raundin e parë të kësaj gare kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten mongoleze, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në raundin e tretë Fazliu vazhdoi me fitore duke e mposhtur holandezen, Geke Van Den Berg, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Kuba, Maylin Del Toro Carvajal.

Më pas, Fazliu u mposht në gjysmëfinale nga polakja Angelika Szymanska, me ç’rast garën e vazhdoi në finale të repesazhit për medaljen e bronztë, ku edhe aty pësoi humbje nga Joanne Van Lieshout.


Fazliu ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Grand Slam Tbilisi

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slam Tbilisi që po zhvillohet në Gjeorgji.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu pësoi humbje në gjysmëfinale nga xhudistja polake, Angelika Szymanska.

Tani, Fazliu garën e vazhdon në finale të repesazhit, ku për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Joanne Van Lieshout.

Back to top button