FBK me telegram ngushëllimi: Beqaj hyri në histori për t’u mos harruar asnjëherë

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e ka vlerësuar lartë kontributin e Belul Beqajt i cili vdiq sot.
Në telegram ngushëllimin për familjen e tij, Fetahu ka thënë se Beqaj ka dhënë një kontribut historik për sportin e Kosovës si para, ashtu edhe pas luftës.
“Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj. Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit. Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për t’u mos harruar asnjëherë. Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori. Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë. Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, shkroi Fetahu./21Media

Back to top button