FboxK merr masa para Evropianit në Beograd, kërkon që boksierët të paraqiten me emblemë të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në boks ka dorëzuar listën prej tetë boksierëve dhe një boksiereje për Kampionatin Evropian për senior.

Evropiani i Boksit do të zhvillohet në Beograd të Serbisë nga data 15 deri më 29 prill, raporton KosovaPress.

Duke pasur parasysh problemet që në të kaluarën shteti serbi i ka shkaktuar sportistëve tanë, FboxK ka marrë masa duke i dërguar letër zyrtare Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), të cilës i ka kërkuar mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, si dhe të lejohet përfaqësimi i kombëtares me uniforma dhe emblemë të Kosovës.

“Federata e Boksit më 29.02.2024 i ka dërguar letër zyrtare Federatës Ndërkombëtare IBA, Federatës Evropiane EUBC, Federatës së Boksit të Serbisë, ku ishin të informuar dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit MKRS, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku FboxK ka kërkuar që të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet përfaqësimi i kombëtares me uniforma dhe emblemë të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, shkruante në komunikatën e FboxK.

Ndërkaq, ekipi i Kombëtares së Kosovës në boks vijon si më poshtë:

1. Boksier 54 kilogramë BASHKIM BAJOKU

2. Boksier 60 kilogramë LORENT MURATI

3. Boksier 67 kilogramë SHPETIM BAJOKU

4. Boksier 71 kilogramë PATRIOT BEHRAMI

5. Boksier 75 kilogramë JOZEF RRASI

6. Boksier 86 kilogramë TAULANT JAKUPI

7. Boksier 92 kilogramë DONAT SYLA

8. Boksier +92 kilogramë SHPEJTIM SHABANI

9. Boksiere 60 kilogramë DONJETA SADIKU

10. Trajner MUSLI ZYMBERI

11. Trajner FATON XHAKLI

12. Trajner MARJOLA SALLAUKA

13. Gjyqtar LATIF DEMOLLI

Back to top button