FC Liqeni mëson njërin prej tre kundërshtarëve në ‘Main Round’

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni mësoi njërin prej tre kundërshtarëve të fazës “Main Round” në Ligën e Kampionëve.
Siç informoi Federata e Futbollit të Kosovës, shorti i hedhur sot në Nyon e vendosi kampionin e Kosovës në Grupin 6, e ku për kundështar do ta ketë kampionin e Bjellorusisë, FC Stalista, si dhe fituesit e grupeve B dhe E të fazës paraeliminatore.
Në Grupin B të fazës parakualifikuese janë: JB Futsal Gentofte (Danimarkë), Fortuna Wiener Neustadt (Austri), PYF Saltires (Skoci) dhe Amigo Northwest (Bullgari), derisa në Grupin E bëjnë pjesë Piast Gliwice (Poloni), Doukas (Greqi), Nistru Chişinău (Moldavi) dhe Technion Haifa (Izrael).
Ndeshjet e fazës ‘Main Round” do të zhvillohen prej 25 deri më 30 tetor, në Pallatin e Sportit në Prishtinë./21Media

Back to top button