Federata Botërore e Taekwondo ia heq rripin e zi Putinit

Federata Ndërkombëtare e Taekwondo ia ka hequr rripin e zi Putinit, i cili iu dha në nëntor të vitit 2013.
“Taekwondo dënon fuqishëm sulmet brutale ndaj jetëve të pafajshme në Ukrainë të cilat bien ndesh me vizionin e federatës “Paqja është më e çmuar se triumfi” dhe vlerave botërore të këtij sporti”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, federata njoftoi se asnjë flamur qoftë ai rusë apo bjellorus nuk do të shfaqën në ngjarjen ndërkombëtare.
Ndryshe, edhe Federata Botërore e Xhudos ka pezulluar Putinin si president nderi dhe ambasador për këtë sport. Kështu ka bërë të ditur IFJ, duke reaguar ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën e IJF./21Media
Back to top button