Kaloni te përmbajtja kryesore

Federata e Futbollit Skandinav kërcënon me largim nga FIFA

Federata e Futbollit Skandinav, ku përfshihen kombëtaret si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe, së fundmi ka kërcënuar që do të largohet nga shtëpia e futbollit, FIFA.
Raportohet se të gjitha këto kombëtare kanë bërë një ankesë të përbashkët ku kanë treguar që do të largohen nga FIFA nëse vendoset që Kupa e Botës të jetë çdo dy vjet.
Të mërkurën, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka deklaruar që ai dëshiron që të gjejë një konsensus në këtë ide që po konsiderohet të jetë jo e pëlqyeshme për shumë futbollistë.
Kupa e Botës aktualisht zhvillohet çdo katër vjet, por spekulohet se mund të miratohet një rregull që kjo garë të zhvillohet çdo dy vjet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button