Ceferin i bën dhuratë Agim Ademit të FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi më datën 19 tetor ka festuar ditëlindjen e tij të 60-të.
Ademi ka pranuar urime të shumta, duke përfshirë këtu edhe një urim nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.
“Ndjehem shumë i lumtur me kujdesin e miqve të mi, sidomos në ditë të veçanta siç është ditëlindja ime. E vlerësoj shumë urimin nga Presidenti i UEFA-s njëherësh miku im Aleksander Ceferin, i cili përmes kësaj dhurate të veçante e ka kujtuar se në të njëjtin vit të lindjes sime është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Evropës, Barcelona – Benfica”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Po, në ditën e ditëlindjes, Ademi është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë, por që ka deklaruar se nuk ka pasur lëndime serioze.

Back to top button