Federata e Sidikatave të Shëndetësisë së Kosovës e zhgënjyer me koeficentin, ka disa kërkesa për Qeverinë

Federata e  Sidikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot rreth vlerës së koeficientit kanë dhënë qëndrimet e tyre, së pari duke u shprehur të zhgënyjer me shumën 105 euro.
“2. FSSHK kërkon që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale; 3. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri nëshpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur;”, thuhet në njoftim.
Si kërkesë e katër nga FSHK për Qeverinë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës si dhe si pikë të pestë FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëj publike koeficientët për stafinmbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.
“Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt.”, thuhet në njoftim./21Media
 
 

Back to top button