​Federata e Xhudos: Ne besojmë në pafajësinë e Akilit

Pas lajmit që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim xhudistin Akil Gjakova, tani ka reaguar Federata e Xhudos e Kosovës.

Xhudisti ynë, Gjakova po kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”, raporton KosovaPress.

Tani, Federata e Xhudos e Kosovës ka reaguar zyrtarisht në “Facebook”, duke treguar se Akili gjendet jashtë Kosovës, ndërsa ndër të tjera në komunikatë thuhej se “Ne besojmë në pafajësinë e Akilit”.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, shkruhej në komunikatën e Federatës së Xhudos.

Back to top button