Xhudo: Majlinda debutoi si trajnere

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi ka debutuar si trajnere për herë të parë për senior në Grand Slamin që është duke u mbajtur në Paris të Francës.
Për këtë Federata Ndërkombtare e Xhudos i ka kushtuar një vëmendje të veçantë me një postim Kelmendit.
“Kampionia Olimpike 2016 Majlinda Kelmendi debuton në rolin e saj të ri si trajnere në #JudoParis!”, ka shkruar Federata Ndërkombtare e Xhudos (IJF)./21Media

Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë me katër garues.
Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon./21Media

Back to top button