Kaloni te përmbajtja kryesore

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Xhudistja, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të “Grand Slamit” të Parisit.
Krasniqi në luftën e dytë triumfoi me Waza-ari ndaj xhudistes nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.
Kampionia Olimpike, mposhti francezen, Anais Mosdier pas 1.42 minuta luftë, me hedhje për “Ippon”.

26-vjeçarja tani garon në kategorinë deri 52 kg.
Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë me katër garues.
Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button