Fedorov: Kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve vlenin zero

Kryebashkiaku ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedoro ka përshkruar përvojën e mbajtjes për gati një javë nga forcat ruse.
“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme sepse e kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve vlenin zero”,  ka thënë Fedorov.
Ukraina ka thënë se ai u rrëmbye më 11 mars pasi forcat ruse pushtuan Melitopolin dhe më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.
Fedorov shtoi se ai ishte përballur me tortura “psikologjike”, por jo fizike, me deri në shtatë ushtarë që e merrnin në pyetje “natën”, duke kryer “rreth katër ose pesë orë” marrje në pyetje “të vështira”.
“Ushtarët rusë supozuan se do të mirëpriteshin, por nuk u mirëpritën… dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë, shumë të zemëruar”, shtoi ai.
Fedorov, i cili tani është në Romë, tha se ai mbeti në kontakt me ​​njerëzit e Melitopolit.
Ai u takua me Papa Françeskun gjatë fundjavës dhe tha se e kishte ftuar të vizitonte Ukrainën./21Media
 

Back to top button