Kremlini reagon për pamjet e publikuara të anijes “Moskva”

Gjatë ditës është raportuar se fotografitë dhe një video që u publikuan në rrjete sociale, tregojnë dëme në anijen luftarake ruse Moskva, e cila u mbyt në Detin e Zi javën e kaluar.
Pamjet dhe dy imazhet përputhen të gjitha me formën dhe dizajnin e anijes ruse të Flotës së Detit të Zi.
“Ne i pamë pamjet, por nuk mund të themi se sa autentike dhe e vërtetë janë ato”, tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
Ukraina ka thënë se goditi me sukses anijen ruse me dy raketa Neptun të prodhimit ukrainas, ndërsa Moska pretendon se ajo u dëmtua pas një shpërthimi dhe më pas u fundos për shkak të “deteve të stuhishme”./21Media

Back to top button