Fejohet ish-deputeti i PDK-së, realizoi një propozim të veçantë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti është fejuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”. Hoti shihet se partneres ia ka bërë një propozim të veçantë nën ujë.
“Sot, i premtova Kaltrines që do ta ndaj jetën me të deri në përjetësi”, shkruan Hoti, teksa ka ndarë pamje nga propozimi./21Media