Fejohet “Kevini”, tani më s’është i vetëm në shtëpi

Macaulay Culkin dhe Brenda Song, një nga çiftet më të përfolura të Hollivudit, janë fejuar.
“People” e dhanë lajmin, duke cituar burime të brendshme. Ndërsa “The Sun”, publikoi disa fotografi të Brendës ku shihet se në gisht mbanë një unazë fejese, shkruan rtv21.tv.

Song dhe Culkin mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Dakota Song Culkin, në prill të vitit të kaluar. Dakota mori emrin e motrës së Culkin, e cila vdiq në vitin 2008.
Culkin dhe Song u takuan gjatë xhirimeve të Changeland në Tajlandë. Ata u panë së bashku për herë të parë në Craig’s në Los Angeles, një restorant i njohur për pamjet e tij të famshëm.
As Brenda dhe as Macaulay nuk kanë postuar asgjë lidhur me fejesën./21Media

Back to top button