Fejohet në moshën 77 vjeçare rokeri anglez
Rokeri i grupit “Pink Floyd”, Roger Waters është fejuar përsëri.
Kjo është hera e pestë që 77 vjeçari fejohet.
Artisti prezantoi të fejuarën në Hamptons javën e kaluar.
Burime të PageSix bëjnë të ditur se tashmë e fejuara e tij është e njëjta grua që u shfaq në tapetin e kuq me artistin në festivalin e filmit në Venecia 2019.
Në vitin 2015, Roger i dha fund martesës me gruan e katërt të tij, Laurie Durning, me të cilën u martua në vitin 2012, pasi jetuan për 10 vjet së bashku.
Waters aso kohe kishte thënë se marrëdhënia mes tyre ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme.
Gjithashtu, artisti kishte një lidhje afatshkurtë me autoren dhe aktivisten palestineze Rula Jebreal.
Sipas PageSix, në atë kohë Waters kishte deklaruar se ish-çifti nuk kishin rënë dakord për shumë çështje, e ndër më të rëndësishmet familjet e tyre nuk u pajtuan.
Madje, kohë më parë, e njëjta kishte qenë e martuar me një shok të rokerit anglez.
Më pas artisti u martua me Judith Trim, pas saj, Lady Carolyne Christie./21Media