Tetë të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19
Tetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid -19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 12 mijë e 666 testime, pozitiv kanë rezultuar 2 mijë e 279 persona.
Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 25.
Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë 287.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687 mijë e 553 doza të vaksinës.
Deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media