Fejohet Visar Kalludra, flet për propozimin e veçantë që i ka bërë Gentës

1 min read

Këtë të diel, gjatë emisionit “1 Kafe prej Shpisë”, moderatorja Blerona Zeqiri e uroi kolegun e saj, moderatorin Visar Kalludra për fejesën me dashurinë e jetës së tij, Gentën.

“Më vjen keq, nuk ka mundësi me lanë ndryshe, përpos në 1 Kafe prej Shpisë këtë ekskluzivitet…”, tha ndër të tjera Blerona, të cilën Visari e falënderoi.

“Nuk prita që po ma zbulon Blerona këtë fakt, po në rregull, unë po e pranoj.”, tha Visari, me ç’rast foli për propozimin që i ka bërë personit të zemrës, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Visar Kalludra dhe dashura e tij, Genta janë në lidhje dashurie që disa vite./21Media