Felix është dëshira e Joan Laportas

 
Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix është dëshira e Joan Laportas Sipas “El Chiringuito TV”, Joan Laporta ka një dëshirë për sulmin e Barcelonës dhe ajo dëshirë quhet Joao Felix.
Në Spanjë po spekulohet se Griezmann do të rikthehet në Atletico Madrid dhe për këtë, Barcelona do ta shkëmbejë atë me Saul Niguez.
Por, gazetari spanjoll Jota Jordi ka deklaruar që Felix është objektiv i Laportas, pasi ky i fundit pëlqen shumë portugezin.
Sipas tij, Saul Niguez nuk është dëshira e presidentit të Barcelonës, por Joao Felix.
Back to top button