Fëmija juaj kafshon thonjtë? Provoni këto metoda që të heqë dorë nga ky ves

Shumë fëmijë kanë vesin e të kafshuarit të thonjve dhe kjo është një gjë që për shumë prindër është një shqetësim. Ky fenomen mund të prekë fëmijët në të gjithë botën kryesisht nga viti 10-18 të jetës. Prindërit duhet të përpiqen të kuptojnë se përse fëmija e bën këtë veprim.

Përse fëmijët kafshojnë thonjtë?

Sipas websitet Për Nëna ndër shkaqet mund të jetë stresi, ankthi, dëshira për t’u qetësuar si edhe mërzia që ai mund të ndiejë.

• Nëse fëmija i kafshon për t’u qetësuar do të jetë një refleks që do të vazhdojë edhe pasi është rritur dhe kjo do te sherbeje per ta si nje menyre per t’u ndier me mire. Sepse shume njerez qe kane varesi nga kafshimi i thonjve e bejne edhe per kete arsye zakonisht kur jane ne stres. Zakonisht ky ves shfaqet gjithashtu edhe kur ai nuk është duke bërë asnjë veprimtari specifike.

• Kafshimet nga stresi dhe ankthi që lidhen me ngjarje specifike që ndodhin në shtëpi apo jetën e fëmijës.

• Gjenetika. Ky ves mund të ketë lidhje edhe me gjenetikën, nëse ju e keni pasur këtë zakon edhe fëmija juaj mund ta ketë.

• Mund të imitojë zakonet e të tjerëve. Ai mund të shikojë dikë nga familja që vepron kështu dhe për pasojë do të veprojë njësoj.

Si ta bindim fëmijën të veprojë ndryshe? Ja ç’rekomandon website pernenat.al

• Diskutoni me fëmijën në lidhje me arsyet përse e bën këtë veprim dhe gjeni bashkë mënyrën si mund ta largoni.

• Bakteriet dhe sëmundjet. Fëmija juaj duhet të dijë se tek thonjtë ndodhen shumë bakterie të dëmshme për shëndetin.

• Në farmaci mund të gjeni një solucion që ndihmon në largimin e këtij vesi, pasi shija që ai ka është jo i pëlqyeshëm për fëmijën.

Këto janë disa nga metodat më të përdorura për të larguar këtë zakon nga fëmija juaj, por nëse keni edhe ju një metodë që e keni përdorur ndajeni me nënat.

Back to top button