Fëmijë mes viktmave pas sulmit të autokolonës palestineze teksa evakuoheshin

(Lajm i përditësuar)


Raportet që dolën mbrëmë për një sulm ndaj një kolone automjetesh që po shkonte drejt Gazës jugore. Video që tregonin masakrën në vendngjarje u shfaqën menjëherë më pas.

BBC ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit nga veriu i Gazës në jug.

Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës dje pasi banorët e Gazës me bazë në veri iu përmbajtën paralajmërimeve izraelite për të liruar zonën.

Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamjet, kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duken të jenë të moshës dy deri në pesë vjeç. Pozicionimi i hijeve në video sugjeron se është filmuar rreth orës 17:30 me kohën lokale.

Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit me shtrat të sheshtë – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë. Mjete të tjera të dëmtuara gjithashtu mbushin zonën.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 70 persona u vranë në vendngjarje dhe fajëson Izraelin për sulmin.


Komandanti i Hamasit që u vra, në vitin 2011 ishte liruar në shkëmbimin e të burgosurve

Ushtria izraelite tha se “avioni vrau Ali Qadhin, një komandant i kompanisë së forcave komando të Hamasit ‘Nukhba’ (elita).

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, 37-vjeçari ishte një nga rreth 1000 të burgosur palestinezë të liruar në vitin 2011 në këmbim të Gilad Shalit, një ushtar izraelit i cili u kap nga Hamasi.

Në vitin 2005, Qadi u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e një burri izraelit, i cili u raportua se kishte punuar për agjencinë e sigurisë së brendshme Shin Bet.


Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmin në jug të Izraelit

Forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndërkufitar ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron pas përpjekjeve të inteligjencës nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake


Mbi 2,200 të vrarë dhe 8,700 të plagosur në Gaza

Të paktën 2 mijë e 215 njerëz janë vrarë dhe 8 mijë e 714 janë plagosur në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Në Bregun Perëndimor, 54 njerëz u vranë dhe 1,100 u plagosën.


Spitali i mbingarkuar i Gazës përdor kamionët e akulloreve si morgje

Një spital në Gaza ka përdorur kamionë akulloresh nga fabrikat lokale si morgje të improvizuara për të plotësuar morgun e tejmbushur të spitaleve.

Yasser Khatab, një patolog mjeko-ligjor në Spitalin e Martirëve al-Aksa, tha në një video-mesazh dërguar CNN të shtunën se Spitali i Martirëve në Deir al Balah nuk është në gjendje të strehojë numrin në rritje të të vdekurve.

Khatab shtoi se disa trupa mbeten të ruajtura për ditë të tëra para se të mblidhen.

Duke i bërë jehonë lutjes për ndihmë, patologu mjekoligjor theksoi se Gaza është në krizë.

“Gaza ka nevojë për ndihma”, tha Khatab, duke specifikuar nevojën për frigoriferë mortore dhe pajisje mjekësore, si dhe “arkivole dhe pajisje për t’u marrë me trupat e vdekur”.


Hamasi: Ushtria izraelite vrau 70 dhe plagosi 200 të evakuuar

Zyra e mediave e Hamasit i tha CNN se sulmet ajrore ushtarake izraelite vranë 70 dhe plagosën 200 të evakuuar në Gaza, pasi lëshuan një paralajmërim për 1.1 milion njerëz që të lëvizin në jug të premten.

Hamasi shtoi se sulmet ajrore goditën të evakuuarit në tre lokacione: rruga Salah Al-Din, rruga Sheikh Ahmed Yaseen dhe afër Wadi Gaza.

Më herët, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se “një numër i madh” njerëzish të vdekur dhe të plagosur, duke përfshirë gra dhe fëmijë, mbërritën në Spitalin Al-Shifa – që ndodhet në lagjen Al-Rimal – pasi ata u bombarduan gjatë rrugës nga Gaza veriore në jug.


Ushtria izraelite mohon marrjen e trupave nga Gaza

Forcat e Mbrojtjes izraelite këtë mëngjes mohuan raportet që thonë se mund të ketë gjetur trupat e disa pengjeve gjatë një bastisjeje të kryer në Gaza dje.

Zëdhënësi Nënkolonel Richard Hecht këtë mëngjes tha: “Ky pretendim nuk është i saktë. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.”


OKB-ja thotë se mbi 1300 ndërtesa janë shkatërruar në Gaza

Më shumë se 1,300 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar gjatë bombardimeve gati njëjavore të Izraelit, thonë Kombet e Bashkuara.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se “5,540 njësi banimi” në ato ndërtesa u shkatërruan dhe gati 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq shumë saqë janë të pabanueshme.


Borrell: Plani për evakuimin e 1.1 milion banorëve të Gazës i pamundur për t’u zbatuar

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë në një konferencë për media se urdhri i evakuimit të Izraelit për njerëzit në Gazën veriore ishte “krejtësisht i pamundur për t’u zbatuar”.

Dhjetëra mijëra civilë filluan të ikin në jug të Gazës dje pasi Izraeli u tha njerëzve të largoheshin nga zona përpara një ofensive të pritshme tokësore.

“Të imagjinosh se mund të lëvizësh një milion njerëz në 24 orë në një situatë si Gaza, mund të jetë vetëm një krizë humanitare”, tha Borrell, në ditën e fundit të një vizite diplomatike tre-ditore në Kinë.

Pavarësisht shprehjes së mbështetjes së BE-së për Izraelin, ai paralajmëroi gjithashtu se ai ishte gjithashtu i detyruar të ndjekë ligjin ndërkombëtar humanitar në procesin e mbrojtjes së tij.

“Pozicioni është i qartë”, tha Borrell. “Por, si çdo e drejtë, ajo ka një kufi. Dhe ky kufi është ligji ndërkombëtar” .


Izraeli u jep 6 orë afat njerëzve në Gaza të shpërngulen 

Civilëve që jetojnë në veri të Gazës u është thënë nga ushtria izraelite që të shfrytëzojnë dy rrugë që çojnë në jug sot, sipas një zëdhënësi.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes, Avichay Adraee, ka thënë se dy rrugë mund të shfrytëzohen mes orëve 10 të mëngjesit deri në orën 4 pasdite “pa ndonjë problem”.

Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, para një ofensive të mundshme tokësore nga ushtria e Izraelit, raportoi BBC.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josip Borrell, ka theksuar se urdhri i Izraelit për evakuimin që përfshin 1.1 milion njerëz është “krejtësisht i pamundur të zbatohet”.


“Jepuni të pafajshmëve një shans për jetë”

Ofensiva e parashikuar tokësore në Gaza dominon në faqet e para të së shtunës.

“Daily Telegraph” citon një zëdhënës të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit duke thënë se bastisjet e lokalizuara të kryera të premten përpara ofensivës kishin për qëllim lokalizimin e pengjeve izraelite dhe “pastrimin e zonës nga terroristët dhe armatimet”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu citohet nga “Daily Mail” duke thënë se operacioni do të jetë “vetëm fillimi” dhe u zotua se “ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë”.

“I” raporton se OKB-ja ka paralajmëruar se Gaza po zbret në një “ferr” dhe është në “prag të kolapsit”, ndërsa “Financial Times” thotë se më shumë se 423,000 njerëz në territor tashmë janë zhvendosur brenda vendit.

“Jepuni të pafajshmëve një shans për jetë”, shkruan në titullin e “Daily Express”. Gazeta mbart një lutje drejtuar Izraelit nga Kryepeshkopi i Canterbury-t se “mëkatet e Hamasit nuk barten nga qytetarët e Gazës”.

“Daily Mirror” thotë se këtu në Mbretërinë e Bashkuar Policia Met është në gatishmëri të lartë dhe e përgatitur për një sulm terrorist përpara demonstratave pro-palestineze që do të zhvillohen në Londër të shtunën. Zëvendës ndihmëskomisioneri Laurence Taylor citohet të ketë thënë se është vendosur një “operacion shumë i rëndësishëm policie”./21Media

Back to top button