Fëmijët e aksidentuar në Podujevë me lëndime të rënda

Në aksidentin i cili ndodhi mëngjesin e sotëm vdiqën dy persona ndërsa u lënduar edhe dy fëmijë.
Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile, por që kanë lëndime të rënda. Kështu bëri të ditur për portalin rtv21.tv Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Gjendja stabile për momentin , janë kryer ekzaminimet e duhura , por kanë lëndime të rënda , për momentin janë në observim në Qendrën Emergjente, pas konsultave do të vendoset ku do të vazhdojë trajtimi i mëtutjeshëm.”, tha Syla i cili po ashtu tregoi se mosha e fëmijëve është njëri tre vjeç e tjetri gjashtë vjeç.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 04:40 , në rrugën Prishtinë- Podujevë ku vetura me targa të huaja u përplas me autobusin. Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ndërkohë që raportohet se të vdekurit ishin një çift kosovar (36 dhe 35 vjeç) që po vinin për pushime në Kosovë, ndërsa të lënduarit janë fëmijët e tyre./21Media

Back to top button