“Fëmja vdiq në krahët e mi”

Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i bombardimit në aeroportin e Kabulit.
Burri, të cilit CBS News i referohej si “Carl”, përshkroi se si ai ndihmoi një vajzë e cila përfundimisht vdiq në krahët e tij.
“Sapo pashë shumë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë. Unë pashë një fëmijë atje dhe shkova tek ajo dhe e mora dhe fillova ta çoja në spital. E çova në spital, por ajo vdiq në duart e mia”, tha ai, duke vlerësuar se mosha e saj ishte rreth pesë vjeç.
“Unë u përpoqa”, vazhdoi përkthyesi. “Unë bëra çmos për ta ndihmuar atë”.
Të paktën 60 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në shpërthimet në aeroportin e Kabulit këtë të enjte./21Media

Back to top button