Fenerbahçe i uron mirëseardhje Alioskit

1 min read

Klubi Fenerbahçe ka nënshkruar me Ezgjan Alioski, i cili vjen si huazim për një vit nga skuadra e Al-Ahli.

Fenerbahçe i ka uruar mirëseardhje lojtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Mbrojtësi i majtë i cili sezonin e fundit luajti në Arabinë Saudite, kishte shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje.

Kujtojmë se Alioski ka bërë karrierë te Schaffhausen, Lugano dhe Leeds./21Media