Juan Di Lorenzo përforcon mbrojtjen e Llapit

KF Llapi dhe mbrojtësi i qendrës, Juan Di Lorenzo kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi të vlefshme deri në vitin 2023, me opsion të rinovimit edhe për një vjet tjetër.
24 vjeçari italian me nënshtetësi argjentinase në edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit OF lerapetras, me të cilët ka zhvilluar 30 paraqitje në divizionin e dytë të Ligës Greke dhe ka realizuar 1 gol.
Di Lorenzo është paraqitur për Kombëtaren e Argjentinës për grupmoshën U17 si dhe ishte pjesë edhe e Kombëtares U20 të Argjentinës.
Me të përfunduar kontratën me ekipin e OF lerapetras, Di Lorenzo ka arritur marrëveshje me Llapin dhe do t’i mbrojë ngjyrat bardh e kaltër në edicionin 2022/23.
Prezantimin e tij e ka bërë presidenti i klubit, Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese nën ngjyrat e klubit./21Media

Back to top button