Kaloni te përmbajtja kryesore

Fenomeni i rrezikshëm i vetëlëndimit nga “TikTok”, pas Gjakovës mbërrin edhe në Kamenicë

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas komunës së Gjakovës ka prekur edhe komunën e Kamenicës.

Të premten në këtë komunë nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ulët janë raportuar rastet e para.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani.

Nga fenomeni i rrezikshëm i vetëlëndimit nga “TikTok”, thuhet se janë disa nxënës të klasave të teta dhe të nënta.

“Ju njoftoj se me datë 11.10.2024 rreth orës 14:00, policia e Kosovës është njoftuar nga Drejtoria e një Shkolle të mesme të ultë në Koretin komuna Kamenicë se në këtë shkollë disa nxënës të klasave të teta dhe nënta kanë provuar të lëndojnë vetën shkak sfida e rrjeteve sociale në Tik-Tok. Policia e Kosovës njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, prokurori ka urdhëruar që të mbete shenim zyrtar”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.

Kujtojmë se javën e kaluar rreth 13 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar veten të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social TikTok. Pas këtij rasti, drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi për rtv21.tv ka thënë se kanë ndaluar përdorimin e telefonave nëpër shkolla, si një preventivë për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të këtij fenomeni të rrezikshëm. Po ashtu edhe më 30.05.2024, ishin raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “Tiktok”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button