Ferizaj bëhet edhe me 2 respiratorë dhe një autoambulancë

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitoi Spitalin Rajonal të Ferizajt, dhe dorëzuan 2 respiratore e një ambulancë për t’i ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

“Dje, kjo komunë është ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë me 24.000 maska, 900 palë veshje mbrojtëse dhe 990 dezinfektues. Ndërsa sot kemi dorëzuar 2 respiratorë dhe një autoambulancë, e cila do të lehtësojë sadopak punën e stafit mjekësor dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarë.”, shkroi Zemaj në Facebook.

Po ashtu bëri të ditur vendet specializantët të cilët do të pranohen në konkursin e sivjetëm do të shërbejnë në Ferizaj.

“Përveç kësaj, në konkursin për shkollim specialistik, për kandidatët nga komuna e Ferizajt janë ndarë 22 vende. Të gjithë këta specializantë do të shërbejnë në këtë komunë, duke i dalë në ndihmë kështu stafit mjekësor aktual, i cili tash e sa muaj po bën punë sublime.”, përfundoi Zemaj./21Media

Back to top button