Një i burgosur në pikë të ditës tentoi të arratiset

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

“Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit.

H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale, ndihmë në grabitje./21Media

Back to top button