Ferizaj: Dy të dyshuarëve që sulmuan policët – nga një muaj paraburgim

 

Gjykata Themelore e Ferizajt u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve E.G dhe E.E, shtetas i Republikës së Kosovës për sulmin ndaj policëve dje në qendër të Ferizajt.

“Të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër  Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar policin – të dëmtuarin me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin-Policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit”, njofton Gjykata Themelore.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button