Ferizaj transferon portierin 17 vjeçar

Skuadra e Ferizajt, e cila në sezonin 2024/25 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, ka njoftuar sot për transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për portierin 17 vjeçar, Elvis Shehu, i cili nënshkroi sot kontratë tri vjeçare me Ferizajn.
Shehu së fundmi ishte pjesë e Prishtina U21, ku edhe u shpall kampion në Superligën U21.