Selmanaj: Më e rëndësishme se simbolikat me flamur amerikan, është implementimi i vlerave amerikane nga Kurti

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Driton Selmanaj me rastin e përvjetorit të Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA-në më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane.

“Sot, më 4 korrik, pothuajse çdo zyrtar në qeveri dhe parlament ka uruar përvjetorin e pavarësisë së . Kjo është një gjë e mirë dhe duhet të jemi gjithmonë falënderues ndaj kontributit të për Kosovën.

Megjithatë, më e rëndësishme se urimet për SHBA-të, do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do të përvetësonin vlerat amerikane.”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Ai ka listuar disa gjëra sipas të cilit përbëjnë vlera amerikane.

“NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetëra herë.

NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.

NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.

NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.

NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.

NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.

Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.”, ka përfunduar Selmanaj./21Media

Back to top button