​Ferizaj zbukurohet me dritat dekorative

Komuna e Ferizajt ka ndezur sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka shkruar në Facebook se në Ferizajn përrallor nisën festat.
“Përplot drita, dhurata, buzëqeshje e gëzim i fëmijëve në lojën e tyre me personazhe të filmave të animuar dekore të veçanta e ngjyra gjallërie, që sjellin magjinë e festës në mesin e qindra fëmijëve, ndezëm sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative, duke i uruar mirëseardhje Vitit të Ri 2023 me shëndet, mbarësi, dashuri, mirëqenie e gëzime për të gjithë”, ka shkruar Aliu krahas fotografive në Facebook./21Media

Back to top button