Ferizajasi kërcënon gazetarët dhe fqinjen që po jipte deklaratë para mediave

Është arrestuar një burrë nga Ferizaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
I njëjti ka kërcënuar fqinjen e tij e cila po jipte deklaratë para mediave, e pos saj ai ka kërcënuar edhe gazetarët, të cilët njëkohësisht i ka detyruar të largohen nga vendi ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button