Traileri i Cobra Kai, sezoni 4

 
Seria “Cobra Kai”, e cila u shfaq premierë në YouTube në vitin 2018, po vazhdon me sezonin e katërt të saj. Kjo seri paraqet personazhet: Daniel LaRusso rolin e të cilit e luan Ralph Macchio dhe Johnny Lawrence në rolin e William Zabka. Ata paraqiten në ngjarje tri dekada pas ngjarjeve të vitit 1984, të “All Valley Karate Tournament”.
Fansat e tij nuk do të presin deri vitin e ardhshëm për ta parë atë. Kjo seri do të lansohet në dhjetor të këtij viti.
Në sezonin e katërt të “Cobra Kai” do të shohim personazhin e Gianni DeCenzo-s, Demetri-n, dhe atë të Jacob Bertrand-s Hawk. Do të ketë edhe fytyra të reja.
Nga seria “Cobra Kai” janë planifikuar gjashtë sezone.
Sezoni i tretë i saj u xhirua për YouTube, por iu shit Netflix-it në vitin 2020. Edhe sezoni i katërt është pjesë e marrëveshjes së Netflix për transmetim./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=cadSKFe1fFA

Back to top button