Ferizajasi në pikë të natës përzuri inspektorët nga lokali

 

Në natën e së hënës tre inspektorë sanitarë filluan ta kryenin punën e tyre, por të njëjtit u pengan nga pronari i një lokali në rrugën “Shkelzen Haradini” në Ferizaj.

Me të filluar punën e inspektimit të lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë rreth orës 23:00 ata kishin vërejtur se një kafiteri kishte qenë e hapur në të cilën kishin qenë rreth 20-25 persona.

Inspektorët kishin kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojë nga lokali dhe i kishin kërkuar dokumentacionin, por i njëjti kishte refuzuar, i kishte fyer me fjalë dhe i kishte larguar nga lokali.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button