Fermerit nga Prizreni i digjen 8000 zogj të pulave

 

Policia ka bërë të ditur se dje një burrë nga Prizreni ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i janë djegur rreth 8000 zogj të pulave.

”Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.  Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000  zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin./21Media

 

Back to top button