Fernandes e kualifikon Portugalinë tutje në Botëror

Portugalia e ka siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Uruguait.
Një ndeshje e zjarrtë e zhvilluar në “Lusail Iconic Stadium” solli vetëm dy gola, njëri në minutën e 54’ të cilin e realizoi mesfushori Bruno Fernandes dhe pastaj po i njëjti lojtar realizoi edhe nga penalltia në minutat shtesë për 2-0 duke ia siguruar tre pikë të reja vendit të tij më të cila edhe e siguroi kualifikimin tutje.
Portugalia ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve në grupin H, tre më shumë se gana e vendit të dytë, kurse Korea e Jugut dhe Uruguaji kanë vetëm nga një pikë.

Back to top button